• Punët
  • Vlerësime për kompanitë
  • Kërkon Punë ?
  • Për kompanitë
  • Posto punë falas
  • Jep vlerësimin
    • Account Settings
  • Profili Im
  • Punë Të Ruajtura
  • Aplikime Pune
  • Llogaria
  • Kontakt
  • Punët
  • Vlerësime për kompanitë
  • Account Settings
    • Account Settings
  • Kërkon Punë ?
  • Notifications
    • Account Settings
  • Për kompanitë
    • Për kompanitë
    • Identifikohu si Kompani
    • Posto Punë
    • Kontakto
  • Posto punë falas
  • Jep vlerësimin
Kërkon Punë ?
Marketing Jobs
    • Punët
    • Kompanitë

      Si Të Shkruajmë Një Letër Të Suksesshme Motivimi Për Punë?

      2020-08-31 10:45:25 Publikuar nga: Tekafja
      blog-image
      • 0Share

      Pse ka rëndësi letra e motivimit?  

       

      CV është një dokument i shkurtër nëpërmjet të cilit punëdhënësit informohen rreth kandidatëve dhe sigurojnë edhe të dhënat e tyre personale dhe profesionale. Në CV jemi të kufizuar të shprehemi shumë rreth kualifikimeve tona. Çdo kompani, institucion ka nevojë të kuptojë se pse një kandidat është i interesuar për një rol të caktuar, nga buron motivimi i tij, çfarë mund të ofrojë ai për kompaninë dhe çfarë e bën atë kandidatin më të mirë për rolin të cilin po synon.   

       

      Si të shkruajmë një letër motivimi?  

      Fillimisht, para se të nisim shkrimin e letrës së motivimit është thelbësore të njihet struktura e saj - çfarë duhet të përmbajë ajo letër. 

       Një letër motivimi duhet të ndahet në tre paragrafë kryesor:  


      •  Hyrja  
      • Pjesa kryesore  
      • Përfundimi  

      Duhet nënvizuar se letra duhet të ketë edhe një pjesë para hyrëse. Pra, në krye të letrës sigurohuni t’i shkruani të gjitha informatat personale, si psh: cili është pozicioni për të cilin jeni duke aplikuar. Shkruani të dhënat tuaja si: emrin dhe mbiemrin, emrin e kompanisë/institucionit ku po aplikoni, mënyrën e kontaktimit duke përfshirë rrjetet sociale dhe e-mailin tuaj.  

       
       

      Hyrja: Paragrafin hyrës niseni duke iu drejtuar kompanisë, institucionit, me një përshendetje. Shprehni interesin tuaj për pozicionin vakant dhe përmendni disa prej arsyeve që dëshironi t’i bashkoheni ekipit.   

      Një shembull i hyrjes:  

      I/e nderuar (emri i personit),  

      Dua të shpreh interesimin tim për të aplikuar për (pozicionin)në X kompani (shkruani edhe vendin ku po aplikoni).  

       
       

      Pjesa kryesore apo mesi i letrës: Kjo pjesë konsiderohet thelbësore sepse me atë se çfarë do të shkruani këtu ju mund të fitoni vëmendjen e punëdhënësit. Në këtë pjesë, mundohuni të përdorni sa më shumë fakte, flisni për arritjet tuaja profesionale. Përdorni fjali si : Dëshiroj të bashkohem në një mjedis dinamik dhe të fitoj sa më shumë njohuri profesionale rreth programimit.  

       
       

      Përfundimi: Në këtë pjesë mundohuni të bëni një përmbledhje për atë çfarë shkruajtët mësipër, duke përdorur shprehje si: Unë besoj se jam një kandidat i përshtatshëm për kompaninë tuaj sepse (përmendni aftësitë tuaja, arritjet profesionale). Në fund, falenderojeni lexuesin për kohën dhe përmbylleni letrën me fjali të tilla si: Shpresoj të realizojmë një takim së shpejti / jam shumë entuziast/ e të paraqitem në intervistë dhe të mësoj më shumë detaje rreth ketij pozicioni, etj.  

      Kur shkruani një letër motivimi përpiquni të ofroni sa më shumë material bindës që punëdhënësi juaj potencial t'iu ftojë në një intervistë.  

       
       

      TeKafja ju sugjeron disa këshilla se në çfarë nevojitet të fokusoheni më shumë në letrën e motivimit:  

      • Kushtojini shumë rëndësi gabimeve gramatikore.  
      • Jepni shembuj nga puna juaj, (psh: mos përmendi që keni aftësi lidershipi por jepni dhe shembuj se çfarë keni arritur të bëni me këto aftësi).  
      • Hulumtoni sa më shumë lidhur me kompaninë, vlerat, vizionin, misionin. 

       

      • Share
      Tags Karriera CV E-learning Punë

      Home > Si Të Shkruajmë Një Letër Të Suksesshme Motivimi Për Punë?


      Të rejat Te kafja:

      Si të Shkruani Një E-mail Falenderues Pas Intervistës

      Teknika e Intervistimit STAR (Situata, Task (detyra), Aksioni (veprimi), Rezultati)

      Kur dhe Si ta negocioni Pagën gjatë intervistës së punës

      Ofron punë? Shiko blogun tonë të talenteve!.

      Rreth blog-ut

      Informohuni në kohë reale me të rejat e tregut të punës,si dhe merrni këshilla të vlefshme karriere.

      Jemi gjithmonë të përditësuar me trendet e tregut të punësimit; për t’i ndarë me ndjekësit tanë.

      Nëse kërkoni këshilla karriere apo më shumë informacion rreth profesionistëve dhe punëdhënësve ju rekomandojmë Blogun e Talenteve.

      Profili i punëdhësit

      Ju merr vetëm një sekondë – shiko se kush ka vizituar profilin tuaj.

       

      Fillo

      Më shumë nga TeKafja

      • Si të Shkruani Një E-mail Falenderues Pas Intervistës
      • Teknika e Intervistimit STAR (Situata, Task (detyra), Aksioni (veprimi), Rezultati)
      • Kur dhe Si ta negocioni Pagën gjatë intervistës së punës
      • Si të vishesh në një intervistë pune ...
      • Gjatë një interviste pune, si t’i përgjigjesh pyetjes: A mund të na flasësh pak për veten?
      • Si të përmirësoni LinkedIn-in tuaj për 30 minuta.

      Copyright © 2021, TeKafja.al   Të gjitha të drejtat të rezervuara. Mundësuar nga ASL Tech Web.

      Termat e Përdorimit | Privatësia & Cookies

      ✕

      Identifikohu për të pasur akses rreth vlerësimeve për kompanitë më të mira punë-ofruese.

      Duke vazhduar, ju bini dakord me Termat e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë.

      Harruat Fjalëkalimin

      Vendosni emailin tuaj per te ndryshuar fjalekalimin

      Kthehu mbrapa

      Nuk keni llogari? Regjistrohu

      ✕

      Regjistrohu për të rritur mundesinë e punësimit në kompanitë e listuara.

      Krijo profilin tënd ose ngarko CV.
      Merr njoftime në kohë reale.
      Jep vleresime për kompanitë.
      Apliko nëpermjet platformës.

      Kërkon punë? Regjistrohu këtu!

      Duke vazhduar, ju bini dakord me Termat e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë.

      Ke një llogari?Identifikohu

      Ke një llogari?Identifikohu